Redon Makashi thotë se nuk ka kurrfarë lidhje me vajzën që mediet rozë e paraqitën si të fejuarën e tij

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Redon Makashi mbetet një nga këngëtarët më të mirënjohur shqiptar, por jetën private gjithmonë e ka mbajtur hermetike. Deri më sot, kur portalet po ziejnë nga lajmi se Redoni i ka dhënë fund beqarisë. Thuhet se këngëtari është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko. Intervista.al ka publikuar një foto ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon unazën që simbolizon fejesën e tyre.

Redoni ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

“Pergenjeshtrim ! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk eshte i vertete. Deshiroj te sqaroj publikun tim se une nuk kam asnje lloj lidhje me personin qe shfaqet ne foto krah meje!” shkruan këngëtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme