Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pasi Policia e Kosovës dhe EULEX dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.
Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së.
Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX‘it dhe KFOR’it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.
”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Në Veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.
Ka pasur edhe protesta të dhunshme ku u lënduan policisë të Kosovës, zyrtarë të KFOR’It, si dhe punonjës të mediave.
I welcome today’s first joint security assessment between Kosovo Police, @EULEXKosovo and @NATO_KFOR as agreed in Bratislava. This is an important step towards full de-escalation of the tensions in the north of Kosovo.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 3, 2023