Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë, raporto Ekonomia Online.
Takimi është zhvilluar në zyrën e së parës së shtetit, përderisa në takim pas ambasadorëve ka shkuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.
“Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar”.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”.
Kurse nga Qeveria kanë thënë se se serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.