Pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në Konventën e Gjyqtarëve, do t’i mundësojë gjyqtarëve kosovarë të jenë të barabartë me ata të federatave të tjera, raporton Ekonomia Online.
Kështu u tha në konferencën për media të FFK-së, ku kryetari i kësaj federate, Agim Ademi, tha se ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe sportin vendës.
“Kemi lajmin e gëzueshëm jemi pranuar ne Konventën Ndërkombëtare, referët tanë janë të barabartë me federatat tjera. Allen e ka përgatit gjithë referët tanë edhe në anën teorike edhe në atë praktike. Unë e falënderojë Allen për ndihmën dhe i themi se kemi nevoje akoma për ndihmën e z.Alan”, u shpreh Ademi.
Ndërsa, specialist i konventës së gjyqtarëve të UEFA-s për Kosovën, Alan Snoddy, tha se po të kishte qenë Fadil Vokrri do të ishte krenar për anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Gjyqtarëve.
“Ndoshta është mirë me ja përkujtua si ka filluar kjo në shtator të 2016 kur e patëm takimin me FFK-së dhe UEFA-s. Në atë takim ka qenë edhe kryetari Fadil Vokrri sikur te kishte qenë Vokrri do të ishte krenuar me këtë anëtarësim. Mirëpo gjithsesi tash kryetari i ri po e vazhdojnë punën e shkëlqyer të Fadil Vokrri po e bëjnë të mundshëm gjithë këtë avancim. Pastaj ulem dhe punuam bashkë planin e punës në të gjitha afatet kohore. Unë në këto dy vite gjysme kam pas fatin te vij në Kosovë për të mbajtur seminare me refer dhe vëzhgues së referimit. Tash pas dy vite e më shumë mundë është shpaguar gjithë kjo punë falënderoj Visar Kastratin pa punën e tij s’do të ishe e mundur kjo arritje”, tha Alan, raporton Ekonomia Onlin.
Tutje Alan, shtoi se do të fillojë edhe mbështetja financiare, e cila sipas tij, luan rol të rëndësishëm për trajnerët, instruktorët dhe vëzhguesit.
“Në maj të vitin 2018 u vendosë për anëtarësimin e Kosovës pasi u vërtetua qe puna 2 vjeçare ka qenë e suksesshme. Me këtë arritje fillon edhe mbështetja financiare. Mbështetja financiare luan rol të rëndësishme për trajnerët, instruktorët dhe vëzhguesit. Për mua është ndjenjë veçanërisht e rëndësishme ta përcjellësh Kosovën për dy vite e gjysme dhe të shihesh kur anëtarësohet. Referimi s’është pune e lehtë është e vështir është pamundur të jesh perfekt në çdo ndeshje”, shtoi Alan.
Kryetari i FFK-së, ka dhuruar një fotografi zyrtarit të UEFA-s, në cilën është stadiumi “Vadil Fokrri” në Prishtinë.