Reforma zgjedhore – të gjitha partitë të një fjale, drafti i Komisionit gati të dërgohet në Kuvend

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 10:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, k mbajtur punëtorinë e fundit në të cilën kanë marr pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje janë prezantuar dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad-Hoc të Kuvendit.

Kryetari i Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se konsensusi brenda partive ekziston dhe se janë të gatshëm që së shpejti draftin ta dërgojnë për në Kuvend.

“Kemi një lloj konsensusi brenda këtij Komisioni Ad-Hoc për trajtimin e çështjeve të rëndësishme e të cilat do ta bëjnë edhe më efikas këtë proces”.

“Ne e kemi përmbyll me një afat të caktuar dhe besoj që kjo do të jetë punëtoria e fundit para se të fillojmë me draftimin e Ligjit për zgjedhjet nacionale”, tha Tahiri.

Nënkryetari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, tha se do të marrin për bazë rekomandimet e OSBE-së në mënyrë që procesi të përmbyllet me sukses, por edhe gjetjet e misionit të BE-së.

“Komisioni Ad-Hoc i themeluar nga Kuvendi i Kosovës si rrjedhojë e deklaratave të nënshtruara nga përfaqësuesit e partive politike, ka një mandat dhe që buron nga kjo deklaratë dhe ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor duke marrë shkas nga rekomandimet e Misionit të Vëzhguesve të BE-së pa u kufizuar në këto rekomandime, por që gjithsesi në funksion të procesit të organizimit të zgjedhjeve”. 

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha janë të gatshëm ta ndihmojnë Komisionin për këtë çështje, duke përgëzuar Komisionin për punën e bërë, raporton EO.

“Kjo tregon përkushtimin e komisionit Ad-Hok për të shtyrë këtë proces përpara në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe te plotë”.

“Besoj që Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ofron një bazë të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike megjithatë diçka siç është diskutuar dhe siç është rekomanduar nga shumë palë ka nevojë por edhe një mundësi për të forcuar ketë kornizë ligjore dhe për të ofruar edhe më shume në standardet ndërkombëtare për zgjedhje”.

Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Të ngjashme