Gjatë ditës në media ka qarkulluar lajmi se 100 refugjatë afganë pritet të vijnë sot rreth orë 19:00 në Kosovë.
Mirë po një gjë të tillë është demantuar këshilltari për media në presidencë, Bekim Kupina.
“Nuk janë të sakta informatat që sot pritet të vijnë afganët e parë. S’kemi asnjë konfirmim ende se kur pritet të vijnë, por sot nuk vijnë”, është shprehur Kupina, për Klan Kosova.
Kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit, mbi 200 afganë kanë ardhur në Shqipëri teksa janë sistemuar nëpër qendrat e hoteliere në qytetin e Durrësit.