Refuzimi i Lumezit për pozitën e ZV. Kryeprokurorit të Shtetit, Qalaj tërhiqet nga propozimi

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj është tërhequr nga propozimi  i Aleksandër Lumezit për në pozitën e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit, pasi ai ka refuzuar këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.

U.D i Kryeprokruorit të Shtetit, Agron Qalaj tha se do të shohin se si do të veprohet tutje.

“Pas propozimit që e kam bërë duke propozuar Aleksandër Lumezin  për zëvendës prokuror të shtetit, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë në menaxhim edhe të Prokurorisë …meqë e ka shpjegu situatën në letrën e tij dërguar Këshillit dhe unë respektoj vendimin e tij dhe tërhiqem nga propozimi nga ZV, i kryeprokurorit, në të ardhmen dot ë shoh si do të veproj”, tha U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj në mbledhjen e Këshillit Prokurorial.

Mirëpo për këtë ka kërkuar sqarim anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi.

“Është me rëndësi publiku me ditë ka u shpik ky propozim dhe pse u tërhoq. Është mirë që u tërheq mirëpo publiku meriton shpjegime më të mëdha?”, pyeti Krasniqi.

Përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi kishte sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së zv/Kryeprokurorit të Shtetit.

Por kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se meqenëse janë tek propozimet për pikat e rendit të ditës, të mos zhvillohen diskutime tjera.

Në këtë takim e 283-të mungua anëtarët Arian Gashi dhe Veton Shabani.

Mbledhja vazhdoi me propozim të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), caktoi Ikramije Bojaxhiun zëvendëkryeprokurore të kësaj Prokurorie.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se Bajrami ka sqaruar në propozimin e tij se Bojaxhiu i plotëson kriteret e kërkuara ligjore për këtë pozitë.

Andaj, me 6 vota për, Bojaxhiu u caktua në këtë pozitë.

Të ngjashme