Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë “ndrojtje” që të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme por tha se nuk e bën një gjë të tillë pasi fillimisht duhet të kryhet procedura parlamentare ku secili deputet të japë qëndrimin e tij me votë lidhur me këtë çështje, ashtu siç parashikon dhe Kushtetuta.
“Sali Berisha garanton çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën, përndryshe unë 100 herë shkoj pa asnjë lloj…Bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo të vijë e të votojmë amandamentin i cili u heq deputetëve çdo mbrojtje, që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë, në raport me sistemin e drejtësisë. Deputetët e opozitës do ta votojnë që nesër në Parlamentin e Shqipërisë, nuk autorizohet një mercenary që ka humbur çdo gjë njerëzore të shkruajë kushtetutën në tavolinë, nuk ndodh ajo. Nuk shkruhet në tavolinën e gjykatësit, as prokurorit.Për të provuar a kam unë ndonjë ndrojtje apo vetë kufizim, për t’u marrë në pyetje, nuk kam asnjë. Aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit, Edi Rama e hodhi poshtë, në 2012-ën. Bëhu burrë dhe në ta mban hajde votojmë! Mos përdor mercenarët!