Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B e që ka të bëjë me rastin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviqit.
Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021 është vërtetuar dhe kjo çështje penale do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale.
Të pandehurit, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për një serë veprash vepra penale të ndërlidhura si “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje e rëndë”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Kolegji prej tre anëtaresh i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të pandehurve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, si të pabazuara, meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara ligjore, që determinojnë diçka të tillë.