Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, Tonka Berishaj, e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarit O.I. për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çështja penale.
Në aktvendimin e u.d kryetares, lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se :
“Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”.
Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat ne shkresat e tyre kanë deklaruar, se …” nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi…”.