Pronari i auto sallonit “Alberti”, Skënder Bajrami, që u shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes është liruar nga Gjykata. Kërkesa e Prokurorisë që t’i caktohet masa e paraburgimit është refuzuar.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin avokati i Bajramit, Besnik Berisha, i cili tha se ky vendim është marrë sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.