Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë hodhi poshtë kërkesën e dy partive të opozitës për anulimin e zgjedhjeve të fundit lokale në të gjitha 39 rrethet e Stambollit, raporton AA, përcjell Klan Kosova.
Përveç zgjedhjeve në Stamboll, Partia Republikane Popullore dhe Partia IYI kishin parashtruar kërkesë në YSK edhe për anullimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar, duke pretenduar “paligjshmëri” gjatë votimit.
YSK ka vlerësuar dhe refuzuar të gjitha kërkesat.
Vendimi vjen pasi YSK javën e shkuar vendosi për rivotim vetëm në garën për bashkinë metropolitane në Stamboll.