Refuzohet oferta e Arsenalit për Mustafin

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 15:15 | Nga

Valencia e ka refuzuar ofertën e Arsenalit për shërbimet e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi.

Lajmin e bën të ditur Plaza Deportivo, e cila raporton se klubi anglez ka ofruar 18 milionë euro për Mustafin.

Topçinjtë duan të përforcohen me një qendërmbrojtës pas lëndimit të Per Mertesackerit, dhe Mustafi shihet si një lojtar ideal për këtë pozitë nga Wenger.

Valencia për shërbimet e Mustafit kërkn 25-30 milionë euro.

Të ngjashme