Refuzohet si e pathemeltë ankesa e LDK-së, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa  dhe Parashtresa të datës 26 shtator.

“LDK, si parashtruese e kësaj ankese, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-së, i cili, bazuar në aktgjykimin AA.nr. 86/2025 është i drejtë dhe i ligjshëm, andaj, kjo Gjykatë, ankesën e paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër vendimit të kontestuar, e refuzoi si të pathemeltë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të ngjashme