Rreth 175 punonjës shëndetësorë u hoqën nga puna, pasi refuzuan të vaksinohen kundër Covid-19
Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut në SHBA.
Sipas Washington Post, Novant Health raportoi se javën e kaluar, 375 punëtorë të pavaksinuar në 15 spitale dhe 800 klinika u pezulluan sepse nuk ishin vaksinuar kundër sëmundjes Covid.
Punëtorët e pavaksinuar kishin pesë ditë kohë për të respektuar rregullat në fuqi.
Zëdhënësja e “Novant Health Megan Rivers” shkroi në Twitter se gati 200 nga punëtorët e pezulluar, përfshirë ata që kishin aplikuar për pushim nga puna, nxituan për të marrë dozën e parë të vaksinës, raporton oranews.
Ekipi mjekësor konfirmoi se punonjësit e mbetur të cilët ishin pezulluar dhe nuk u vaksinuan u pushuan nga puna, megjithëse numri i saktë i punonjësve që humbën punën nuk është specifikuar ende.
Disa ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se është e detyrueshme, që të gjitha kompanitë me më shumë se 100 punonjës të kërkojnë imunizimin e punonjësve të tyre ose testet Covid çdo javë.