“Regjimi i vjetër po i paguan mediet me para të pista” – Nga Internacionalja Socialiste, Kurti sulmon mediat dhe opozitën

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.

Ai theksoi se, edhe pse ky regjimin ka humbur fuqinë e tij politike, nuk ka humbur as pasuritë e tij të paligjshme, të cilat po përdoren për të financuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformata.

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘me i ndjekë paratë’’ për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare”.

“Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme