Regjisori James Gunn tani në filmin “Suicide Squad”

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Regjisori i filmit “Guardians of the Galaxy” James Gunn, nuk po duket të jetë më i nevojshëm për Marvel DC.

Tani po del që brenda trupës së “Heronjve Komik” të ketë një konkurrencë të hapur.

Regjisori disa vite kishte shkruar barsoleta për dhunimin dhe pedofilët në Twitter. Me të marrë vesh punëdhënësi në Marvel DC, e përjashtoi nga puna James Gunn-in.

Ai do të punojë për kompaninë rivale Warner Bros, ku pritet të drejtojë xhirimet për filmin

“Suicide Squad”, shkruan Spiegel.de, përcjellë Klan Kosova.

“Skuadra e vetëvrasjeve” është një trupë kaotike e personave të çmendur, keqbërësve dhe kriminelëve të detyruar nga qeveria për të bërë heronjtë. Adaptimi i serialit komik nga Marvel DC me të njëjtin emër u lansua në verën e vitit 2016 jo vetëm në përgjigje të “Deadpol” të Marvelit, por edhe si një rivale ndaj “Guardians of the Galaxy” që ka qenë shumë i suksesshëm.

Filmi arkëtoi 130 milionë dollarë në kinematë amerikane. Poashtu edhe në Gjermani filmi zgjoj edhe shumë interesim.

Në vitin 2017 aktorët që patën role në “Suicide Squad” Margot Robbie, Cara Delevigne,Will Smith,Ben Affleck.

Jared Leto mori një Oskar për grimin dhe stilistin më të mirë. Skenari i David Ayer, u propozua për një çmim “Mjedra e artë” në të njëjtin vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme