Regjisorja e filmave të animuar, Anita Killit më 15 gusht në festivalin e animacionit “Anibar” në Pejë do të sjellë përvojën e saj në këtë fushë të artit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 15 gusht nga ora 12:00 në kinemanë “Jusuf Gërvalla” ajo do të ligjërojë mbi temën “Making Films in Old Multi-plan Technique ëith Difficult Themes and Feelings”, si dhe çka e bën një grua të fuqishme, transmeton Koha.net.
“A është natyra e saj luftarake? Njerëzit të cilët e rrethojnë? Apo vetë qenia e saj? Ana Kill, regjisore norvegjeze, inspirim i vërtet në industrinë e animacionit ku ndër të tjera sjell kryeveprën “Sinna Mann” ose “Angry Man” ku përmes stilit të filmit të hartuar bukur shpalos historinë prekëse të dhunës në familje, jep idenë se çfarë e bënë një vajzë të ndihet tashmë e pafuqishme”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet s kjo regjisore u mundua gjatë gjithë karrierës të bënte një ndryshim thelbësor në mendësinë e shoqërisë me anë të armës së saj më të fortë animacionit.
“Puna dhe talenti i Killit bëri që ajo të jetë një nga animatoret dhe regjisoret më të famshme dhe më me ndikim. Duke u inspiruar nga Yuri Norstein and Michaël Dudok de Wit, ajo ndër vite solli vepra si “The Hedge of Thorns”, i cili u cilësua si filmi Norvegjez me më së shumti çmime ndërkombëtare, “Glasballen”, “Sirkel”, Lávrasiid Áigi or Solens datter (titulli internacional Daughter of the Sun), Kongen som ville ha mer enn en krone dhe Langt, langt borte”, thuhet në komunikatë.
Sukseset e vazhdueshme, thirrjet e saj për dashuri dhe barazi ku në një fjalim thotë se është më mirë të duash shumë dhe të humbësh se sa të mos duash fare, por më e rëndësishmja thjeshtësia e saj përkundër emrit si artiste e madhe tregon se ajo ka aftësinë jo vetëm të jetë por edhe të inspirojë vajzat e fuqishme. Dhe ndoshta pikërisht ky frymëzim mbi të tjerët që të punojnë dhe bëhen më të mirë, e bëjnë atë një të tillë.