Regjistrimi i popullsisë – Qeveria i jep mbi 12 milionë €, kërkohet që të regjistrohen të gjitha etnitë

| 10 Nën 2022 | 11:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur dita e tretë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, tha se Qeveria do ta përkrahë këtë proces me mbi 12 milionë euro.

Ai tha se të dhënat që do të nxirren nga regjistrimi do të përdoren për të krijuar politika më të mira që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve.

“Kjo përbën një nga projektet më të rëndësishme për Qeverinë. Tw dhënat statistikore krijon bazën e tërë sistemit statistikor dhe përdorën për analiza të ndryshme. Sistemi ynë statistikorë do të zhvillohet edhe më shumë”. 

“Përmes të dhënave do të marrim me saktësi të dhëna për ekonomi e në shumë fusha të tjera. Shteti këto të dhëna i përdorë për të ndikuar për një jetë më të mirë për qytetarët. Si Qeveri shprehim përkushtimin dhe gatishmërinë që të ofrojmë të gjitha resurset që ASK-ja të përfundojë këtë proces me sukses”.

“Për këtë projekt po ndajmë mbi 12 milionë euro, në mënyrë që në fund të këtij procesi të kemi një sistem të kompletuar të dhënave statistikore. Një rëndësi e veçantë është se regjistrimi i popullsisë do të jetë gjithëpërfshirës dhe kualitativ, për këtë Qeveria do të ofrojë të gjitha mjetet e nevojshme që të jetë një regjistrim i suksesshëm”.

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, tha se regjistrimi i popullsisë është i një rëndësie të veçantë për shtetin dhe se të gjithë qytetarët duhet t’i përgjigjen pa marrë parasysh etninë.

Ajo shtoi se komuniteteve jo shumicë do t’iu dalë në ndihmë gjatë këtij procesi dhe se të dhënat nga ky regjistrim do të përdoren për të mirën e popullatës.

“Të gjitha të dhënat do të përdorën vetëm për statistika. Në shtete e Ballkanit ende ekziston mentaliteti se regjistrimi përdoret për politik, si Qeveri do ta ndryshojmë këtë. Duhet të gjithë të regjistrohen, sepse regjistrimi do të jetë i suksesshëm për të gjithë ne. Roli i rëndësishëm në këtë proces e kanë edhe mediat”.

“Duhet të ndikojmë tek qytetarët tanë. Të nderuar regjistrimi është një informata shumë e rëndësishme, e cila përdoret nga Qeveria për qëllime të ndryshme. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh ku jetojnë, duhet t’i përgjigjen kësaj thirrje për regjistrim. Komuniteteve jo shumicq i’u premtoj se do të u ofroj ndihmën time dhe të Qeverisë”, tha ajo.

Lidija Brkoviç, nga Enti Shtetëror i Statistikave të Republikës së Kroacisë, e cila foli në një lidhje online, dha më detaje për përvojat e regjistrimit të popullsisë në këtë vend.

Ajo shtoi se Kroacia ka pasur sfida gjatë këtij procesi si pasoj e pandemisë dhe tërmetit që kishte goditur këtë shtet, raporton EO.

“Në rastin tonë regjistrimi i popullatës ka filluar në vitin 2021 dhe është kryer në dy pjesë kemi pasur probleme për shkak të pandemisë, pastaj tërmeti. Me 22 shtator të këtij viti kemi publikuar rezultatet përfundimtare. Regjistrimi ka përfshirë 750 regjistrues, 1 000 mbikëqyrës”.

“Kur flasim për sfidat për regjistruesit, kemi pasur një problem në disa regjione mirëpo e kemi menaxhuar këtë sepse kemi pasur regjistrues rezervë. Ka qenë shumë më rëndësi dhe shumë sfiduese verifikimi i të dhënave, pasi ka pasur shumë pyetje dhe intervistuesi nuk është përgjigjur. Shumë qytetarë tek ne kanë pasur mundësin që të regjistrohen vetë”.

“Pyetësori ka qenë i dizajnuara që të jetë i lehtë për t’u përgjigjur. Ne planifikojmë të përmirësojmë saktësinë e mbledhjes së të dhënave. Kroacia ka vënë në pah regjistrimin e popullatës për vite të tëra”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/te-dhenat-e-regjistrimit-te-popullsise-te-jene-te-sakta-te-perdoren-nga-institucionet-si-reference/

Të ngjashme