Regjistrohen 22 raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Njëzet e dy raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.

Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të Coronavirusit në Mal të Zi.

Të ngjashme