Ekonomia Online
FUNDIT

Regjistrohen disa lloje të rralla të faunës në Parqet Kombëtare

Regjistrohen disa lloje të rralla të faunës në Parqet Kombëtare

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës edhe gjatë vitit 2016 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës edhe atë në të dy Parqet Kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët […]

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës edhe gjatë vitit 2016 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës edhe atë në të dy Parqet Kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

Kjo metodë e monitorimit dhe studimit të faunës së egër, e filluar që nga viti i kaluar, është metodë jo-intenzive pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato edhe pse qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti tek ne ka qenë vetëm evidentimi i pranisë së llojeve pa u futur në aspektin kuantitativ e cila mendohet të realizohet në të ardhmen.

Gjatë këtij aktiviteti të përbashkët me zyrtarët e të dy Parqeve Kombëtare e në disa raste në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare Mjedisore ERA me seli në Pejë, është bërë vendosja e kamerave kurth kryesisht në pjesët ku besohet se janë zona të mundshme të lëvizjes së numrit më të madh të kafshëve të egra.

Rezultat e grumbulluara nga kamerat kurthë kanë dhënë informacion shumë të vlefshëm për praninë e disa llojeve të rralla dhe të rrezikuara të faunës në lokalitetet e monitoruara sikurse janë Ariu i murrmë (Ursus arctos), Dreri (Cervus elaphus), Macja e egër (Felis sylvestris), Dhelpra (Vulpes vulpes), Kunadhja (Martes martes), Lepuri (Lepus europaeus), Vjedulla (Meles meles), Derri i egër (Sus scrofa), Ketri (Sciurus vulgaris), Pula me xhufkë (Bonasia bonasia) etj.

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Fotografia e Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

Të ngjashme