Qeveria në largim e drejtuar nga Albin Kurti i VV’së me të ardhur në pushtet shkarkoi thuajse secilin bord të ndërmarrjeve publike, duke emëruar në disa prej tyre persona të afërt me partinë.
Kështu siç duket ndodhi edhe në bordin e Ibër-Lepencit, ku anëtar është Alban Fetahu, mik i deputetit Hekuran Murati.
Lëvizja Vetëvendosje siç duket në secilin bord të ndërmarrjeve publike, ka emëruar persona të afërt me këtë parti dhe që e përkrahin.
Gazeta Metro në bazë të pamjeve të siguruara, ka marrë vesh se edhe në bordin e Ibër-Lepencit është një anëtar i cili po del të jetë mik me dikë nga VV.
Bëhet fjalë për Alban Fetahun, i cili siç duket ka miqësi me deputetin e VV’së, Hekuran Muratin, ku në foto shihen mjaft të afërt.
Ndërkaq, Qeveria Kurti më 23 prill konfirmoi se është shkarkuar bordi i Ibër-Lepencit dhe se janë emëruar anëtar të rinj. Aty, figuron edhe emri i Alban Fetahut, shkruan Gazeta Metro.
“Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.: Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore; Alban Fetahu, drejtor; Bekim Selimi, drejtor; dhe Nazmi Pllana, drejtor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.