Reiner do ta veshë nesër për herë të parë, zyrtarisht, fanellën e bardhë.
Talenti 18-vjeçar nga Brazili, Reinier Jesus Carvalho, të martën, nga ora 13:30, do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” ku do ta veshë për herë të parë fanellën e bardhë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Los Blancos në sajtin zyrtar.
Reiner ishte mbrëmë në Bernabeu për të përcjellë nga afër skuadrën e re, por nuk i solli fat ekipit të Zinedine Zidane që barazoi 2-2 me Celta Vigon.
Mesfushori 18-vjeçar, që u ble në janar nga Flamengo për 30 milionë euro, ka nënshkruar kontratë deri më 2026. Ai fillimisht do të luajë në ekipin e dytë, në Real Madrid Castilla, nën urdhëratë e Raul Gonzales.
Reiner do të stërvitet kohë pas kohe me ekipin e parë dhe nëse Zizu e sheh të arsyeshme, gjatë sezonit mund t’ia japë edhe shansin për të debutuar me ekipin e parë.