Reka kërkon nga Wieland të përkrahë proceset integruese të Kosovës

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman.

Ministri Reka falënderoi nënkryetarin e ParlamentitEvropianz. Wieland për mbështetjen e gjertanishme të Kosovës në procesin e saj integrues.

Njëkohësisht, e njoftoi Wieland për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Me këtë rast Ministri Reka, nëpërmjet Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka, si: Liberalizimi i Vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III.

Ministri Reka përfundoi duke thënë se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm nëmbështetje tëpërspektivës Evropiane të Kosovës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, z. Wieland, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e  funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend.

Të ngjashme