Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka thotë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është zbatuar vetëm 51%.
Reka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se marrëveshja e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian (BE), bazuar në analizën e bërë prej se ka marrë detyrën, ka ministri që 0% nuk e kanë zbatuar e të tjerat deri në 20%.
Ai më tej ka sqaruar se për shka të mos përmbushjes së reformave të kërkuara vendi ka humbur 400 mijë euro nga unioni.
Madje Reka paralajmëron se nëse nuk zbatohet reformat e kërkuara rrezikohet që të humbet edhe fonde të tjera në kuadër të fondeve që u jepen vendeve që synojnë BE-ne.
“MSA është në gjysmën e zbatimit vetëm 51% ishte niveli i zbatimit. Në analizën që e ka bërë ministria kishte ministri në qeverinë e kaluar që 0% nuk e kishin implementuar MSA-në. Kishte ministri 10-20% që flet shumë qartë se pse niveli i përgjithshëm i MSA-së”.
“Ne kemi humbur 400 mijë euro për shkak të mos dorëzimit të reformave të kërkuara gjatë periudhës pasi ERA1 duhej të përmbyllej në vitin 2017 ne ende jemi në proces të zbatimit derisa jemi në mars të vitit 2020. Më pak së gjysma e prioriteteve të përcaktuara nga ERA1 janë zbatuara kjo do të thotë se humbin fondet e IPA për shkak të mos rritjes së reformave”.
Kur foli për heqjen e vizave, ai tha se është qasje e padrejtë e BE-së, izolimi i Kosovës, por që thotë së nëse përfundohen rastet gjyqësore të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke mos dashur të flasë për data, ai thotë se ky proces do të mund të mbyllej deri në fund të këtij viti.
“E shoh interesimin e jashtëzakonshëm të opinionit për liberalizim gjë e cila është e kuptueshme për faktin se gati një dekadë qytetarët mbeten të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e qasjes së lirë në shtetet anëtare të BE-së. Politikisht vërtet kjo është një mesazh dëshpërues për qytetarët sepse krijon ndjenjën e të qenurit të izoluar apo kafazit të shengenit”.
“Nga ana tjetër në aspektin teknik janë plotësuar 95 kritere që është vlerësuar nga Komisioni Evropian i cili kërkon që Këshilli përfundimisht ta çliroj Kosovën nga kjo mbyllje. Kanë mbetur hezimitet e 2-3 shteteve anëtare të BE-së, që kërkojnë prova shtesë në atë që quhet sundimi i ligjit, apo përfundimin e rasteve gjyqësore të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Nëse arrijmë t’i përfundojmë së paku një pjesë të këtyre rasteve gjyqësore dhe t’i bindim ministrat e brendshëm të këtyre shteteve, atëherë gjasat janë që deri në fund të vitit që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Nuk jap data e as ditë se kur do të bëhet”.
Ndikim në marrëdënien BE-Kosovës, thotë ai se ka pasur edhe dialogu me Serbinë, raporton EO.
“Ndikime indirekt ka pasur dialogu i Brukselit i cili filloj në vitin 2011 me kërkesë së Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së për të arritur që quhet normalizim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Edhe në këtë dialog 7 vjeçar doktrina e nautralitetit krijoj qasje asimetrike të BE-së ndaj dy palëve negociuese. Komisioni Evropian vazhdimisht theksonte se është mediatorë neutral, derisa është neutral ndaj njërit shtet negociator. Ashtu si filloj ky dialog e që u bë mirë që u ndal. Nga viti i fundit i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi gati se nuk përfundoj në dialog për negocimin e statusit të Kosovës”.
Reka i tha Ekonomia Online se i ka caktuar tri prioritet vetes gjatë udhëheqjes së kësaj ministrie. Si plan afatgjatë ai e përmend edhe aplikimin për statusin e kandidatit, e që sipas tij, merr kohë deri në tri vjet.
“Këtë vit jo sepse në tri prioritet e mija u përcaktova si prioritet afatshkurtër liberalizimin e vizave si nevojë urgjente. Prioritet mbi prioritetet, me përpjekje maksimale do të mundohemi të realizojmë deri në fund. Prioriteti i dytë është plotësimi i mbylljes së ERA1 të kaloj në ERA2, mbyllja e IPA2 dhe kalim në IPA3”.
“Ngritja e nivelit të implementimit të reformave të kërkuara me MSA-në. Prioriteti afat gjatë që mund të arrihet brenda 2-3 viteve është përgatitja e dosjes se Kosovës për aplikimin për statusin e kandidatit që merr më tepër kohë”.