Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, doli me rekomendime të përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta për shkak se Maqedonia është përfshirë nga faza e verdhë.
“Qytetarët të ruhen nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, të evitojnë daljen jashtë nga ora 11:00 deri në ora 17:00, të veshin rroba të lehta, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, t’i kushtojnë kujdes përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, të evitohen prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonezë nga vezët e shtëpisë dhe me kujdes të konsumohen akulloret dhe krema të ndryshme, të konsumojnë sasi më të mëdha të lëngjeve, më së miri ujë të thjeshtë dhe të evitojnë pijet alkoolike”, theksojnë nga Instituti për Shëndet Publik.
Rekomandohet që në këto ditë të nxehta të qëndrohet në hapësira të mbyllura kryesisht me kondicionuara, ndërsa kur është nevoja për të dalur jashtë në këtë periudhë kohore, të gjendet mundësia për pushime më të shpeshta nën hije. Mes tjerash informojnë se moti i ngrohtë ka rritur edhe numrin e kontrolleve shëndetësore në institucionet e shëndetësisë në Maqedoni.
Ndryshe, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo brenda ditës nga 30 deri në 37 gradë celsiusë. Rrezatimi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, ndërsa vlera e UV indeksit do të arrin në 9.