Eliud Kipchoge shkruan një faqe të historisë së atletikës. Keniani vendosi një rekord të ri botëror të maratonës dhe këtë e bëri në turneun e zhvilluar në Berlin.
Kipchoge i përshkoi 42 km në kryeqytetin e Gjermanisë me kohën 2 orë, 1 minutë e 39 sekonda, duke e thyer me mbi 2 minuta rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 1967 nga Derek Clayton.
Me rekordin e vendosur në Maratonën e Berlinit, Kipchoge konfirmohet si një prej atletëve më të mirë të të gjitha kohërave, një legjendë e vërtetë.
Kampion botë në 5.000 m në Paris, në vitin 2003 kur ishte 18 vjeç, si dhe kampion olimpik në maratonë, Kipchoge ka marrë pjesë në 10 gara të kësaj disipline, duket fituar 9 të tilla. Në Monza në vitin 2017, ai regjistroi kohën fantastike prej 2 orësh e 25 sekondash, por që nuk është regjistruar, transmeton tch.
“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës. Nuk gjej fjalë për të komentuar këtë arritje”, ishin fjalët e para të Kipchoges pas përfundimit të garës. “Kilometrat e fundit ishin vërtet të vështirë, por unë isha i përgatitur. Nuk mund të rri pa falënderuar edhe trajnerin tim”.