Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11 mijë e 883 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, 3 mijë e 206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Fatmirëtisht, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.