Rekord i zi në Greqi, regjistrohen mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Greqia ka shënuar një rekord të zi ditën e sotme me rastet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë 5449 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 747.595.

Po ashtu është regjistruar një numër i lartë i viktimave ku 52 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15990 vdekje. 95.4% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Të ngjashme