talia ka një milioner më shumë nga dita e sotme. Një person fatlum ka fituar plot 209 milionë euro në lotarinë Superenalotto duke gjetur të të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar duke u bërë milioneri më i ri italian.
Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në Lodi në rrugën Cavour 46, por personi që e ka blerë atë ende nuk dihet.
Ky është xhekpoti më i madh i fituar në historinë e Superenalotto dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e lotarive të tjera botërore gjithashtu.
Për herë të fundit xhekpoti ishte fituar më 23 qershor 2018 ku 45 persona kishin luajtur një sistem të përbashkët.
Sa për kuriozitet numrat fitues të kësaj radhe të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76. numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.