E djeshmja ishte hera e gjashtë në historinë e Milani që humb pesë nga 9 ndeshjet e para të kampionatit. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në sezonet 2012-‘13, 1941-‘42, 1938-‘39, 1932-‘33 e 1930-‘31.
– Në tetë ndeshjet “shtëpiake” që Zaniolo ka shënuar, Roma nuk ka humbur kurrë, duke koleksionuar pesë fitore dhe tri barazime. Dy realizime talenti verdhekuq i ka shënuar pikërisht ndaj Milanit.
– Tre golat e fundit të Dzeko janë shënuar të gjithë me kokë. Boshnjaku është futbollisti që ka shënuar më shumë gola me kokë në këtë sezon të Serisë A ku në total ka realizuar pesë rrjeta. Sikur të mos mjaftonin këto, Dzeko është futbollisti më i moshuar që ka shënuar të paktën pesë herë në pesë kampionatet madhore të Europës.
– Me dy gola e një asist, Theo Hernandez ka qenë pjesë e gjysmës së gjashtë golave të fundit të Milanit. – Në pesë ndeshjet e fundit kuqezinjtë janë ndëshkuar mesatarisht dy herë çdo 90 minuta.
– Milani është skuadra që me gabimet e saj ka mundësuar më shumë goditje në portë nga rivalët (7).
– Nga ndalesa për kombëtaret në shtator, Milani ka pësuar 12 gola. Vetëm Genoa, Sasuolo dhe Leccen kanë bërë më keq se kuqezinjtë.