Rafa Markez u bë ndër të paktët futbollistë që kanë marrë pjesë në 5 Kupa Bote.
Ai është 39 vjeç dhe karriera e tij ka qenë e mbushur me sukese dhe Rafa ka thënë “mjaft”.
Gjithsej në karrierë numëron plot 20 trofe, nga të cilat 12 i ka koleksionuar me Barcelonën.
Tashmë për mbrojtësin është rezervuar një vend si drejtues në klubin meksikan Atlas, atje ku ai hodhi gjurmët e para si futbollist.
“Kanë qenë 22 vite të mbushura me sakrifica, sforcime, gabime dhe suksese. Ndonjëherë ka pasur edhe trishtim apo zhgënjim, por shumica ka qenë e mbushur me gëzim”, ishte mesazhi i tij i lamtumirës nga futbolli i luajtur.