Në Pejë është mbajtur konferenca e rektorëve të Universiteteve publike të Kosovës ku është folur për akreditimin dhe cilësinë në arsimin e lartë.
Në konferencën që bëri bashkë të gjithë hisedarët e arsimit të lartë në vend bashkë me drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim u diskutua për ngritjen e cilësisë në arsim dhe telashet rreth akreditimit sidomos për çështjen e mosakreditimit institucional të tri universiteteve publike.
Takimi i këtij formati është i pari që po mbahet derisa nga atje dolën disa rekomandime si ngritja e buxhetit për këtë sektor, reformat, etj.