Zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi, sot foli rreth grevës së rektorëve të universiteteve publike, duke treguar se çfarë kërkesash kanë ata.
“Më 28 janar, pas një takimi të gjatë, rektorët që kanë hyrë në grevë kanë nxjerrë vendime dhe kanë kërkuar që anëtarët e agjencisë së akreditimit të shkarkohen dhe vendimet që kanë dalë nga kjo agjenci të anulohen. Po ashtu për shkak të implikimeve të thella të shkarkohet edhe ministri i arsimit. Ata kanë të drejtë t’i paraqesin kërkesat e tyre, të cilat më pas duhet të shqyrtohen”.
“Ata po ankohen se nuk janë bërë analizat e planprogrameve, të lëndëve. Universitetet publike po ankohen se s’ka pasur bashkëpunim, pra s’janë pyetur fare, ndërsa agjencia thotë se ‘nuk kemi nevoje, ne japim afatet e caktuara”.
“Udhëzimi administrativ nuk i dëmton, sepse nëse mendojmë se duhet një program arsimor të mos mbulohet nga mësimdhënës të fushës së njëjtë atëherë gabojmë. Ka ndodhë në universitete publike që kanë bë ndryshime të kuadrit nga një fushë në tjetrën”, deklaroi ai gjatë intervistës në rubrikën “Sytë 7” në kuadër të programit të mëngjesit në Klan Kosova.