Rektori Hajrizi pranohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Me nominim nga anëtarësia, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke u bazuar në kontributin e tij të lartë në shkencë dhe inovacion, është pranuar si anëtar i rregullt në Akademinë prestigjioze të Shkencave dhe Arteve të Evropës, një ndër institucionet më të larta akademike në kontinent, raporton Ekonomia Online.

Ky institucion, i njohur për përzgjedhjen e emrave më të mëdhenj të shkencës, artit dhe qeverisjes në Evropë, numëron mes anëtarëve të tij 28 fitues të Çmimit Nobel dhe liderë të shquar të komunitetit ndërkombëtar.

“Ky pranim shënon një arritje jo vetëm për Rektorin Hajrizi, por edhe për Kosovën dhe UBT-në, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se përkushtimi ndaj inovacionit dhe ekselencës akademike mund të sjellë suksese ndërkombëtare dhe t’i japë vendit tonë një zë të fuqishëm në arenën globale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme