Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti tha se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastruktures në UP do të jetë prioritet i tij, raporton Ekonomia Online.
Ai, në paraqitjen e parë si rektor para gazetarëve, shtoi se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në UP.
“Rektori duhet të jetë rektor që t’i qëndrojë mbrapa interesave të studentëve dhe sigurisht do t’i evitojë të gjitha ndikimet e mundshme, në vendimmarrje e mija, me qëllim që mos të pengohet procesi që është i zakonshëm dhe që është në dobi të studentëve”.
“Për ekipin kam menduar dhe nuk është çështje e kryer ende he jam në konsultime e nuk ka emra të cilët mund të involvohen nga jashtë”.
“Unë do të punojë brenda kornizës ligjore që ekziston dhe brenda kornizave të tilla çdo bashkëpunim legal do ta përkrahi dhe asnjë ndërhyrje nga jashtë nuk do të lejohet nga unë dhe vendimmarrja nuk do të ndikohet nga politika”.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës zgjodhi Naser Sahitin si rektor të UP-së në një mandat katërvjeçar.