Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar me Medaljen e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë, i cili iu dha nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e UBT-së, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, para se t’ia dorëzonte medaljen Rektorit Hajrizi, theksoi bashkëpunimin dhe vlerësoi lart kolegjin UBT.
Rektori Hajrizi vlerësoi medaljen, ku tregoi rrugëtimin e tij i cili tani rezulton që UBT të jetë ekosistem i plotë shkencor dhe inovativ me mbi 15 mijë studentë e mijëra projekte.
Në vitin 2001, me vetëm 29 studentë, nisëm një mision ambicioz: t’i sillnim Kosovës standardet bashkëkohore të arsimit evropian. Sot, UBT është një ekosistem i plotë shkencor dhe inovativ me mbi 15,000 studentë dhe qindra projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Këtu ai nuk la pa përmendur bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme të Austirsë, e cila ishte edhe destinacioni i studimit.
“Sot është një moment që shënon një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët akademik. Pranimi i Medaljes së Artë të Meritave të Republikës së Austrisë është një vlerësim i cili më mbush me mirënjohje të thellë dhe qëndron si dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Austria ka qenë më shumë se një destinacion studimi. Aty u formova profesionalisht, aty u linda si kërkues e inovator, dhe aty mësova se si vlerat e disiplinës, dijes dhe ekselencës mund të ndërtojnë ura të vërteta mes shoqërive. Përvoja në TU Ëien, puna në Siemens dhe Austro-Tech më mësuan se ndryshimi fillon nga vizioni, por realizohet vetëm përmes punës së përbashkët. UBT-ja lindi nga ai vizion. Në vitin 2001, me vetëm 29 studentë, nisëm një mision ambicioz: t’i sillnim Kosovës standardet bashkëkohore të arsimit evropian. Sot, UBT është një ekosistem i plotë shkencor dhe inovativ me mbi 15,000 studentë dhe qindra projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në këtë histori suksesi, Austria ka qenë bashkëudhëtare: profesorë e ekspertë që ndihmuan në ndërtimin e themeleve tona, partneritete akademike e laboratorike që ngritën cilësinë e kërkimit, bashkëpunime ekonomike përmes ËKÖ dhe ËIFI, dhe natyrisht EUROTRIP, një traditë që lidh breza studentësh me qendrat kryesore të dijes austriake. Kemi krijuar një urë të qëndrueshme mes Vjenës dhe Prishtinës, një urë që nuk është vetëm shkencore, por edhe njerëzore, kulturore dhe profesionale”, tha ai.

