Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, do të jetë pjesë e një samiti ndërkombëtar ku do të trajtoj temën “Teknologjitë e reja në edukim”. Konferenca do të mbahet përmes platformës Zoom, sot duke filluar nga ora 16:00.
Ky eveniment organizohet nga Nothern Illions University në Chicago dhe nga profesoresha e njohur Gjyla Çeliku, e cila do ta udhëheq të njejtin. Në fokusin e këtij debati do të jenë tema mbi shëndetësinë, politikën, ekonominë dhe arsimin në kohën e pandemisë.
Pjesë e debatit do të jetë edhe diplomati dhe ish-ambasadori amerikan Xhejms Perdju, diplomatë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtar, personalitete politike të vendit si dhe nga diaspora.