Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, është dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të mos respektimit të procedurave për punësimin dhe angazhimin e personelit akademik.
Bashkë me të është dënuar edhe vetë universiteti me 5300 euro si subjekt juridik.
“Me vendimin e Organit të Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës Nr. 56-48/2016/B, subjektit në procedurë Universiteti ‘Ukshin Hoti’ (…), i është shqiptuar gjoba në shumë prej 5300 euro, në cilësinë e personit juridik dhe Rektorit të Universitetit, Prof, dr. Ramë Vataj në shumë prej 2000 mijë euro në cilësinë e personit fizik”, thuhet ndër tjera në vendimin e siguruar nga portali Insajderi.