Rektori Vataj pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në Brno të Çekisë

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 11:29 | Nga

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren, Ramë Vataj po merr pjesë në Konferencën e tretë Ndërkombëtare me temë “Plagjiatura në Evropë dhe përtej”, që po zhvillon punimet në Brno të Çekisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari dhe prorektorët e universiteteve të tjera publike në Kosovë.

Konferenca ndërkombëtare po mbahet për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik, ku po mbajnë prezantime studiues nga e gjithë bota.

Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi.

Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave dhe i vlefshëm për të mbështetur.

Konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme