REL: Policia e Kosovës po tërhiqet nga veriu

Prishtinë | 13 Qer 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.

Siç raporton REL-i, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

Krejt kjo ndodhi pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ku u arrestua Milun Milenkovic- Llune, krimineli serb i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe KFOR-it.

Më pas, në drejtim të veriut u panë duke shkuar trupa të KFOR-it. 

Të ngjashme