Kompania “Frutex” me pronar Shaqir Palushin ka filluar exportin dhe në shtetin hungarez me brendin e tyre “Relax”.
Njoftimin e ka bërë pronari i kësaj kompanie në rrjetin social facebook.
Kompania “Frutex” nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë.
Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax.
Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në shumë tregje botërore, nga sot edhe në Hungari.