Remzie Osmani ka reaguar e nervozuar për seancën që po mbahet sot.
Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti, .
Kundër kësaj seance janë shprehur edhe disa prej emrave të njohur, të cilët e konsiderojnë veprim të papranueshëm në këtë periudhë në të cilën po kalon vendi.
Këngëtarja Remzie Osmani, me anë të një postimi në Instagram, thotë se politikanët e morën në qafë popullin.
Meqë disa prej deputetëve po e përmendin coronavirusin, Remzia kërkon të mos e përmendin fare pandeminë.
“Aman mos e permendni coronavirusin se nuk e keni gajlen e virusit ju. Na moret ne qafe mjer populli”, ka shkruar ajo. /ln