Talenti i Bayern Munichut, Renato Sanches është zgjedhur “Djaloshi i Artë”, duke e mposhtur talentin e Unitedit, Marcus Rashford, raporton BBC.
19 vjeçar iu bashkohet yjeve të tjerë që e kanë fituar këtë çmim, si Wayne Rooney, Raheem Sterling, Leo Messi e Sergio Aguero, transmeton Koha.net. Pas tij u renditën Rashford e Kingsley Coman.
Sanches, që fitoi Euro 2016 me Portugalinë, do ta pranojë çmimin sonte në një ceremoni që mbahet në Monte Carlo.
Fituesi i këtij çmimi përcaktohet nga gazetarët në Evropë, ndërsa atë e ka themeluar gazeta italiane Tuttosport më 2013.