UEFA ka publikuar renditjen e re të ligave evropiane në futboll, në bazë të së cilës vazhdon të prijë Premier League.
Liga Angleze ka lënë prapa ato të Spanjës, Gjermanisë, Francës, Italisë e Portugalisë.
Ajo çfarë bën përshtypje në këtë listë të publikuar është ngritja e Superligës së Kosovës katër pozita më lart, duke i lënë prapa shtetet si Irlanda, Armenia, Estonia, Maqedonia Veriore e Shqipëria.
Liga e Kosovës tani për tani gjendet në pozitën e 34.
Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë në vendin e 47 në ranglistën e përgjithshme.
Top 10-shja e ligave më të forta fillon me ligën angleze, e pasuar nga ajo spanjolle, italiane, gjermane, franceze, portugeze, holandeze, austriake, skoceze dhe Ruse.
Në fund të ranglistës gjenden San Marino, Mali i Zi dhe Andora.