Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje ishte ajo mes Dukagjinit dhe Malishevës, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultat 1:2, shkruan Gazeta Express.
Pas dy xhirove, pesë ekipe kanë pikë të barabarta, nga katër. Atyre iu prin Malisheva, e cila ndiqet nga Drenica, Ballkani, Drita e Gjilani.
Llapi gjendet në vendin e gjashtë me dy pikë, kurse Dukagjini, Prishtina dhe Ulpiana kanë nga një.