Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, ka reaguar ndaj ngjarjes në fshatin Qesarak të Maliqit ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA vdiq Ramiz Muçollari.
Taulant Balla i shprehu mirënjohje forcave RENEA
“ Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.
Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka shkruar Balla.