Rënia e Halimit ka burimin te ndërrimi i klubeve

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Plot shkëlqim ishte paraqitja e Besar Halimit në fitoren 3:0 të Kosovës në miqësoren ndaj Shqipërisë, më 29 maj të vitit të kaluar. Halimi e kompletoi atë ndeshje, ishte dominues në mesfushë dhe ndër të tjera kontribuoi me dy asistime.

Pas asaj paraqitjeje impresive pritjet ishin që Halimi, tani 24-vjeçar, të udhëhiqte mesfushën e Kosovës në ndeshjet në Ligën e Kombeve. Por kështu nuk ndodhi. Ai nuk u ftua fare për ndeshjen e parë, atë ndaj Azerbajxhanit të luajtur më 7 shtator. Në pesë ndeshjet e tjera u aktivizua si rezervist dhe në asnjërën nuk kishte as përafërsisht ndikimin që e pati ndaj Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Se ka pasur rënie të formës në vjeshtë e ka pranuar edhe vetë futbollisti. Por rënia kishte të bënte me klubet më shumë se me përfaqësuesen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme