IPKO- Stacionet Agrare gjate ditës së sotme kanëgjeneruar të dhëna interesante në nivel vendi. Pasi që javët që shkuan u karakterizuan me temperatura të larta, prezenca e lagështisë relative së bashku me nxehtësinë e lartë ndikoi në shfaqjen e shumë sëmundjeve tek kulturat bujqësore.
Ndryshku te mjedra, antraknoza te kultura e specit, si dhe shfaqja e kalbëzimit tëhirtë tek kultura të ndryshme bujqësore, ishin disa prej rreziqeve që karakterizuan javët që shkuan. Programi SmartAgro i IPKO-së, ka qëndruar pranë fermerëve me informata të rëndësishme rreth këtyre rreziqeve, duke ju paraprirë atyre me informacionet e nevojshme përmes SMS-ve. Ndërsa qëllimi i këtij artikulli ështëqëtë informojë për rrezikun kryesor aktual.
Nga sot dhe nesër, do te ketë rënie të temperaturave. Ndërsa me rënien e tyre, rritet edhe prezenca e lagështisë relative. Kjo rritë mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve dhe infeksioneve primare apo sekondare në bimë. Këtu përfshihen edhe shumë sëmundje të bartura nga patogjenet, sëmundjet kërpudhore, virusale etj.
Nga ndryshimi i temperaturave të larta në të ulëta dhe të shoqëruara me erëra, shpesh ndodhin edhe shkarkesa. Këto shkarkime manifestohen me rënie të shiut, e në shumicën e rasteve edhe me rënie breshëri. Pa dyshim që breshëri nuk pëlqehet aspak, sidomos në kohën kur shumë kultura bujqësore janë në prag të vjeljes, siçështë Rrushi. Shiu i tepërt do ndikonte në shfaqjen e kalbëzimeve në fruta, e poashtu në shfaqjen e sëmundjeve siçështëFitoftora.
Ndërsa bershëri do ndikonte në dëmtimin e perimeve që kultivohen në fushë të hapur, siç janë domatet, trangujt, speci dhe kultura të tjera, duke mos përjashtuar edhe bimët drufrutore. Fermerët duhet të përgatiten për çdo situatë të mundshme, duke marre masat e nevojshme sipas mundësive.