Rënia për 24 vende në indeksin e lirisë së mediave, Bajrami: Pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit sulmoi gazetarët

Prishtinë | 02 Maj 2025 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), duke kaluar nga pozita e 75-të në të 99-tën, ndër 180 shtete të renditura.

Rënia prej 24 pozicionesh është cilësuar si alarmante nga deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila e lidh këtë regres me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave.

“Ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, është pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”.

Bajrami thotë se gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme.

Të ngjashme